TIRANË

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë të veçantë kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri. Ai ka publikuar pamje nga takimi me Merkel, teksa shihet që i jep në shenjë nderimi Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Rama zbulon që Merkel nuk i ka shumë përzemër ceremonitë dhe janë mjaftuar me disa foto, teksa kancelarja e ka pritur me buzëqeshje, duke e cilësuar një nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.

“Ky është ylli i Mirënjohjes dhe është simboli i Heroit tonë kombëtar Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe u mbiquajt si ‘Atleti i Krishit’, si mbrojtës i krishtërimit. Kështu, mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, shpjegon kryeministri.

“Faleminderit shumë! Jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja me ju. Faleminderit”, tha Merkel.

“DANKE ANGELA?
Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike?????”, shkruan Rama në “Facebook”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb