SERBI- Likuide ta panjohura më ngjyrë të kuqe, që kanë pamjen e gjakut kanë filluar të rrjedhin në lumin Danub afër urës së Novi Sadit në rrugën “Marka Milajnova”.

Ekipet për profesioniste kanë dalur në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme, dhe sipas tyre, në javën e ardhshme do të bëhet e ditur se çfarë lloj likuidesh janë këto, raporton e përditshmja serbe Blic, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, sipas të dhënave të para jozyrtare, mendohet se thertoret më të afërta po e hedhin gjakun e kafshëve në kanalizime që kanë dalje në lumin Danub, por raporti përfundimtar pritet javën e ardhshme pas ekzaminimeve, bëjnë të ditur autoritetet serbe. Ngjarja ka ngjallur shqetësim tek banorët rreth zonës për higjienën dhe sigurinë e lumit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: