Nga: ZONJA VJOLLCA*
Dardhë me djathë gorgonxola dhe arra
4-5 dardha
1 shkop vanilje
170 ml verë e bardhë ose lëng dardhe
40 gr sheqer
2 lugë gjelle mjaltë
1 shkop kanelle
120 gr djathë gongonxola
75 gr arra

Fillimisht qërojmë dardhat, heqim farat dhe i presim jo shumë hollë. Presim shkopin e vaniljes horizontalisht dhe me anë të thikës marrim pjesën e brendshme të saj. Në një tigan të thellë vendosim verën e bardhë bashkë me sheqerin, vaniljen dhe shkopin e kanellës dhe e lemë në zjarr derisa të kalojë në vlim. Më pas shtojmë fetët e dardhës i lemë në zjarr dhe ato për 5-6 minuta dhe ne fund i kullojmë në një sitë. Lyejmë katër fletë alumini me pak yndyrë dhe ndajmë në secilën letër alumini dardhë ku i spërkasim me pak nga lëngu i verës, djathë gorgonxola dhe arra të grira jo hollë. E vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë për 5 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb