Eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe ajo e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur në Elbasan këtë mbrëmje. Qarkullimi i automjeteve në qytet është paralizuar për 20 minuta, për mbërritjen e zyrtarëve të lartë. Gazetari Fatmir Popja, raporton se Presidenti Vuçiç ka mbërritur në Elbasan nën masa të forta sigurie i shoqëruar nga makina të shumta policie si dhe disa autoambulanca.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb”, shihet se si eskorta e kryeministrit, shoqërohet nga makinat e policisë, teksa futet në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se në Shqipëri këtë të hënë dhe të martën janë të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti serb, Alesandër Vuçiç, në vazhdën e diskutimeve për “Ballkanin e Hapur”.

E pikërisht mbërritja në qytetin e Elbasanit ishte e parashikuar në agjendë, ku në orën 18:30 do bëhet mbërritja në qytet dhe në orën 19:00 është parashikuar darka zyrtare e delegacionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb