TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi dje në raportin e tij tritolin që shkatërroi Prestige Resort.

Nga Selenica ku prezantoi kandidatin Leonard Rakipaj, Berisha tha se shkatërrimi i hotelit erdhi vetëm për shkak të mediave të këtij grupi dhe se pronari nuk pranoi t’i nënshtrohej diktatit të Edi Ramës.

“Sot ku duhet ta bazojmë betejën tonë? Ne mediat nuk i kemi me vete. Mediat i kontrollon në mënyrën më të shëmtuar qeveria. Ju e patë DASH denoncoi tritolin në hotelin Prestige vetëm për shkak të News24 dhe mediave sepse pronari nuk pranonte t’i nënshtrohej instruksioneve dhe diktatit të Edi Ramës. Po të tjerët pranojnë. Mediat sot janë në një terror të vërtetë”, tha Berisha.

Ai e vuri theksin më tej në impaktin e takimeve me qytetarët për zgjedhjet e 14 majit.

“Nëse trokasim në dyer çelim jo vetëm dyert por edhe zemrat e qytetarëve.
Rama është në një tmerr të vërtetë, në një frikë të jashtëzakonshme. E shohin se ku mbahet, mbahet në paterica si Basha e Alibeaj. U them demokratëve, zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve u dhamë besimin nuk e merituan, shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Ramën. Ju garantoj se ata nuk çlirohen dot kurrë prej tyre. Afera McGonigal tregoi qartë tmerrin e Ramës ndaj opozitës. Kush është ndryshimi i tij më babanë që dikur firmoste varjen e kundërshtarit politik?
Rama ndaj kundërshtarëve ka po atë armiqësi ndaj kontrakton vrasës me pagesë, tradhtarin e kombit të tij McGonigal, ndaj merr peng Lulzim Bravën, Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetë atij. Jemi këtu për të qëndruar deri në fund për të treguar se krimi nuk na mposht, por ne do fitojmë e do mundim Ramën dhe bandën e tij”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: