Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se politikanët shqiptarë janë “Josef K.”, personazhi kryesor i librit “Procesi” të Francë Kafkës, i cili në fund vritet nga policët.

Duke u ndalur te vendimi i DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, Ngjela deklaroi se është i paevitueshëm hetimi penal ndaj Berishës.

“Po të thellohemi shumë, del shumë keq Berisha. Nuk mund të bëjë asgjë me gjyqin, sepse nuk mund të merret Blinken me drejtësinë në Francë. Është një akt “non grata” jo për një person francez. Problemi qëndron që si do vejë kontuniteti. Është edhe Meta në mes. Analiza bëhet për disa pika, që ata i kanë nxjerrë si shkelje të të drejtës shqiptare. Nuk kanë qëndruar pa dhënë indicie të nivelit të lartë. Me anë të kësaj ata i thonë gjyqësorit në Shqipëri, që të merret me këta. Pra, vë në provë sistemin e ri të drejtësisë. Hetimi penal është i paevitueshëm. Cështja penale do të ndodhë. Këta janë Josef K., janë në “Procesin” e Kafkës, edhe gjyqtari, edhe prifti, të gjitha janë atje, por këto nuk kanë prift”, tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb