Pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas së cilës Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, ish kreut të Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako e familjes së tij vjen reagimi i këtij të fundit. Në një prononcim për News24, Vangjush Dako tha se nuk është në dijeni të nje vendimi të tillë.

“Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”-tha Dako në një prononcim të shkurtër për News24.

Në bazë të njoftimit të sotëm të publikuar nga Zëri i Amerikës, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb