Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaroi të mërkurën se Irani është duke tërhequr forcat e Hezbollahut nga Siria nga shkaku i presionit të vazhdueshëm amerikan mbi Teheranin, përfshirë sanksionet dhe zbarkimet ushtarake.

“Fushata jonë po funksionon. Fushata jonë po bën autoritetet e Iranit të vuajnë për fondet, për çka veprimtarinë e tyre e mbështesin në regjimin”, deklaroi zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus në një konferencë për mediat.

Ajo tha se SHBA-të do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi regjimin e Iranit që ky të heqë dorë nga politika e jashtme shkatërruese.

Ortagus përmendi të përditshmet “New York Times” dhe “Washington Post” të cilat raportuan se sanksionet amerikane ndaj Iranit kanë bërë që ky i fundit të frenojë aftësinë të financojë grupet e tij në tërë Lindjen e Mesme, përfshirë edhe Hezbollahun.

“Washington Post” shkruan se shkurtimet financiare për Hezbollahun ishin aq të rënda saqë shumë luftëtarë që luftonin me pagë u tërhoqën nga Siria të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në luftën që e bënë në emër të presidentit Bashar al-Asad duke i siguruar mbijetesë.

Washingtoni në maj të këtij viti, rivendosi presionin ndaj Iranit, duke bërë që shumë vende të heqin dorë nga blerja e naftës iraniane, ndërsa sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se qëllimi është të sjellë në zero eksportet iraniane.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur që kur vitin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshje bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe vendeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania).

Menjëherë më pas, Washingtoni rivendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit, duke shënjestruar sektorin energjetik dhe bankar të vendit.

Pas rritjes së tensioneve midis Washingtonit dhe Teheranit, Trump njoftoi dje miratimin e dërgimit të rreth 1.500 trupave shtesë në Lindjen e Mesme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: