TIRANE

Departamenti Amerikan i Shtetit pezullon shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane. Lajmi është njoftuar përmes një postimi në facebook, nga ambasada amerikane në Tiranë, sipas së cilës në ambasadë ofrohen vetëm shërbime në raste emergjencash. Në postim Amb.SHBA njofton se vendimi vjen në kuadër të masave lidhur me pandeminë COVID-19

Postimi i plotë:

?? | Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu ? https://bit.ly/3cE8BSB
Për më shumë informacion mbi shërbimet për qytetarët amerikanë, klikoni këtu ? https://bit.ly/2yDE9t6

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: