Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price deklaroi se ditën e sotme se zëvendës shefi i misionit për ambasadën e SHBA në Ukrainë dhe anëtarët e ekipit të ambasadës udhëtuan për në Lviv sot.

Në një konferencë në Departamentin e Shtetit, Price tha se ekipi i ambasadës u takua me bashkëbisedues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
“Udhëtimi i sotëm ishte një hap përpara udhëtimeve më të rregullta në të ardhmen e afërt. Ne po përshpejtojmë përgatitjet për të rifilluar operacionet e ambasadës në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Ai tha se Departamenti i Shtetit po vlerëson dhe rivlerëson vazhdimisht situatën e sigurisë në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb