Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me raportin e DASH mbi problematikat me të cilat është përballur vendi ynë gjatë vitit 2022.

Zogaj tha se mes të tjerash raporti vë alarmin në korrupsionin në vend dhe faktin që ai është përhapur në mënyrë kapilare dhe horizontale  në nivelet më të larta.

“Në tërësi raportet e DASH janë kritike, nuk ka ndodhur ndonjëherë të jenë një ngjyrosje e realitetit në Shqipëri. Mund ta themi me plot gojën që nuk bëjnë skonto amerikanët me problemet që ka Shqipëria, i tregojnë hapur kushdo që  të ketë autorësinë a përgjegjësinë.

Në këtë raport korrupsioni dhe problemet më të janë theksuar, por nuk janë rrufe në qiell të hapur sepse  korrupsioni ka shoqëruar ecurinë e demokracisë sonë; ka patur kurbën e vet, me ulje-ngritje, në vitin 2022 ka kulmuar, është në nivelet më të larta që ka ekzistuar ndonjëherë , e thotë qartë raporti  i DASH. Kësaj kambane  i bie DASH dhe shpresoj të ngrejë alarmin në institucionet e drejtësisë që duhet të veprojnë”, tha ai.

Një pikë tjetër e raportit është edhe blerja e votës. Zogaj tha se ky  shqetësim është ngritur edhe me parë nga SHBA, por fakti që evidentohet dhe theksohet ndërkohë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ka domethënie sepse kërkon të sensibilizojë aktorët për të ndaluar fenomenin.

Analisti theksoi se qytetarët duhet të jenë të lirë të votojnë, duke i konsideruar zgjedhjet e lira si mjet për mbrojtjen e demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: