Shpallja e Sali Berishës ‘non grata’ është një çështje vetëm e tij dhe nuk duhet të ndikojë opozitën. Kështu shprehet deputeti i zgjedhur, Dashamir Shehi në një intervistë për ‘News24’.

Kreu i LZHK thekson se PD dhe aleatët duhet të merren vetëm me opozitën ndaj Ramës dhe me problemet reale të vendit. Aleati i Bashës thekson se përgjegjësi për mbajtjen e debatit publik tek Sali Berisha ka edhe PD, e cila nuk ka folur publikisht për çështjen.

Aleatët e Lulzim Bashës si Fatmir Mediu i PR, Agon Duka i PAA-se, Dashamir Shehi i LZHK-së, Vangjel Dule i PBDNJ-se, janë duke zhvilluar takime me qellim krijimin e një grupi parlamentar, krahas atij te PD. Shehi shprehet se nëse ata nuk plotësojnë numrin 7 të deputeteve, aq sa nevojitet për të krijuar një grupim të tillë, ata do i kërkojnë ndihmë Bashës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: