I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ , kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehu komentoi vendimin për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Nga këndvështrimi i tij Dashamir Shehu, theksoi se presidenti Meta duhet të rrijë deri kur të mbarojë mandatin sepse ndryshe krijohet një imazh i dëmshëm për botën dhe një lloj arrogance nga ana e qeverisë.

‘Nuk marr përsipër të bëj interpretime. Kuptohet që ka një strategji që vendimi të mos bëhet sepse mendohet që mund të jetë negative. Po të ishte ndryshe nuk do të kishim nevojë për këto pim-pong politik. U bënë shumë vite qe kemi sherr mes kryeministrit dhe presidentit. Ky nuk është fenomeni i parë. Institucionet që duhet të ishin të pavarura janë zvogëluar, presidentët e republikës i zgjedh vetë partia. Ai duhet të jetë mbi palët…. Gjithmonë kemi pasur opozitë dhe sërish do të kemi…Sot i referohem defekti që ka Kushtetuta e Shqipërisë. Por nëse do të flisnim për politikë sigurisht që ka defektet e saj. Kjo mazhorancë që është sot dhe ky kryeministër ka kaluar çdo gjë. A shikon diku progres populli shqiptar? Kjo është siguria , ku disa vriten disa aksidentohen, policë të korruptuar kudo…

Nëse themi se Reforma në Drejtësi ka funksionuar mund të gënjejmë pak veten. Nuk shoh ndonjë ndërhyrje të madhe nga këta që pretendoheshin si sëpata e re e drejtësisë. Disa shenja janë , por duhet t’i shohim… Në nëntë vjet qeverisje disa gjeste për marrë besimin e publikut duhet të ishin siguruar. Deri tani njerëzit e Edi Ramës . nuk shohim ndonjë masë apo energji…janë ata policët që mbjellin drogë, tatimorë që korruptohen, nëse nuk jepen shembull nga sipër, se drejtësia jonë është pak Ballkanike ka nevojë për një tronditje të fortë. Unë nuk merrem me intriga…Ilir Meta është kryetar i shtetit shqiptar dhe duhet të rrijë atje deri kur të mbarojë mandate sepse ndryshe krijohet një imazh i dëmshëm për botën dhe një lloj arrogance nga kjo qeverisë që është sot. Qytetari i thjeshtë mendon Edi Rama është i fortë edhe këtë e qëroi, dhe kjo është shumë e rrezikshme , është paradhoma e shtetit autoritar. Unë po marr rastin më të keq Meta ka gabuar, por ne nuk po gjykojmë një nxënës shkolle dhe nëse krijohet presidenti se partia e shumicës e heq si leckë kryetarin e shtetit, kush do të jetë ai që do të zgjidhet? Ai unitetin e ka paraqitur…Kjo sot është shumë e dëmshme dhe bëhet në fund të mandatit , pra kanë një skemë të dëmshme në kokë …’, tha Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb