TIRANE- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se është e papranueshme që Fatmir Xhafaj të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, pas materialeve të publikuara për vëllain e tij, që e implikojnë në trafikun e drogës. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Shehi shprehet se nuk është e drejtë që punonjësit e policisë të penalizohen për shkak të vettingut, ndërsa ministri i Brendshëm të mos preket, ndërkohë që akuzat për vëllain e tij janë të forta.

Duke komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu për çështjen “Xhafaj”, Dashamir Shehi thotë se fakti që ai nuk ka dalë ta mbrojë, tregon shumë.

Teksa ka komentuar protestën e opozitës të shtunën e kaluar, kreu i LZHK tha se populli tashmë ka filluar të reagojë, dhe të kundërshtojë politikat e ndjekura nga Rama.

Sakaq, ai tha se në opozita ka vendosur të mos bojkotojë seancat plenare, por të vazhdojë në Kuvend betejën e saj kundër krimit dhe drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb