Pas propozimit që kreu i PAA, Agron Duka, bëri për emrin e Dashamir Shehi si kandidat për President, ka reaguar ky i fundit.

I ftuar në “Radari Informativ” kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh nuk do të jetë ai kandidat për President, teksa me humor tha se sa herë që ka zgjedhje, emri i tij del në “skenë”.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zoti Shehi si u ndiet kur Agron Duka propozoi emrin tuaj për President të Republikës? Shehi: Emrin tim e  kanë thënë përherë.

Xhokaxhi: Si ka mundësi që sa herë ka zgjedhje për president, lakohet emri juaj?

Shehi: Unë jam një personazh komod, këtyre që kanë pushtetin nuk ju vjen mirë. Unë e falënderoj zotin Duka, por zgjedhja e presidentit është një proces politik. Që nga viti 2008-të Presidenti i Shqipërisë është një njeri partie, deri dje ishin dy të PD-së, ndërsa herën e fundit ishte i PS-së dhe LSI-së. Unë them që kjo që ndodhi në 2008-n e zhveshi presidentit.

Xhokaxhi: Por nuk është zgjedhje e parëndësishme?

Shehi: Kjo është një gjë në dorë të Ramës. Ai njeriun e vet do vejë, por ta marrë seriozisht mos e bëj një lloj tallavaje, pasi do zhvlerësojë personazhin që do vëjë në krye.

Xhokaxhi: Duhen negociatat me opozitën?

Shehi: Edhe opozita duhet të tregojë seriozitetin e vet, duhet të kishte nxjerrë disa personazhe për të thënë se edhe ne i kemi ca burra, edhe pse do e zgjedhë Rama. Por edhe për tu thënë ndërkombëtarëve që ne po fillojmë një linjë institucionale. Por shumë gjëra varen nga PS, sepse nëse ata do e degjenerojnë procesin, opozita nuk duhet të merret fare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb