Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka reaguar për ‘urdhrin’ e Ramës për të përjashtuar nga PS kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin dhe heshtjen e tij gjatë konferencës për shtyp në Vlorë.

Shehi thotë se Lelin e ndoqi mallikimi i Gjikës në krye të Bashkisë së Vlorës, dhe mëkati më i madh që bëri ishte refuzimi i urdhrit të Ramës për të kandiduar për deputet.

Po ashtu Shehi thekson se Rama heshti edhe për të zhdukurit për shkak të larjes së hesapeve apo për prishjen e pazareve të drogës apo rikthimin e trafikut të qenieve njerëzore.

 

STATUSI NGA DASHAMIR SHEHI

Rama “harroi” të fliste për Lelin dhe rikthimin e gomoneve në Vlorë !

Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë “harroi” të fliste të Dritan Lelin, të cilin e ndoqi “mallkimi” i paraardhësit të tij Shpëtim Gjika. Mëkati më i madh i Lelit është se refuzoi urdhrin e kryetarit për të lënë postin e kryebashkiakut dhe për të kandiduar për deputet.Rama foli për aeroportet dhe portet e Vlorës, por nuk tha asnjë fjalë për vrasjet kriminale që po tronditin këtë qytet. Nuk foli asnjë fjalë për të zhdukurit për shkak të larjes hesapeve për prishjen e pazareve të drogës. Rama nuk foli asnjë fjalë për rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë. Pasagjerët këtë herë nuk janë shqiptarët e varfër, por emigrantët Sirinë, më të cilët prej 5 vitesh jemi në konkurencë për vendin e parë si azilkërkues në Evropë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb