Deputeti i PD, Dashnor Sula ka vizituar marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës. Ai ka thënë se shqiptarët duan masa për të ulur çmimet, ndërsa tregon edhe tabelën e produkteve që kanë pësuar ndryshime të vlerës.

Sula thotë se shqiptarët nuk kanë nevojë që të ngrihen borde, por që qeveria të marrë përgjegjësitë e veta dhe pezullojë disa taksa deri sa të ketë situatë të përmirësuar.

Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar.

Postimi i Dashnor Sulës:

“Nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës”

Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët. Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet.
Njësoj si edhe në marketin ku ishte Edi Rama sot, edhe në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës ku isha unë, ndonëse ditë e Dielë dhe duhet të gumzhinin me klientë, realiteti ishte krejt e kundërta.BOSH! U desh të prisja disa minuta derisa në derë të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë.

Përtej propagandës së qeverisë, situatën reale e pohojnë qytetarët. “Nuk po arrijmë të marrim dot edhe bukën e gojës”, më tha një kryefamiljar duke u lutur që çmimet të bien.

Situata është e trishtë në Peqin,dhe gjithë zonën ku jam zgjedhur deputet. Shqiptarët kanë vite që paguajnë me taksat e tyre agjenci të shumta për të mbajtur në monitorim tregun e që të mos lejojë abuzimin nga ana e bizneseve. Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar.

Bashkëbisedimi

Dash Sula: Si janë çmimet e shportës, vajit, orizit, makaronave e bukës?

Qytetarja: Janë rritur shumë, nuk e përballojmë dot!

Dash Sula: Shikojeni, edhe me supër ofertë, vaji 300 lekë. Ndërkohë firmat e tjera të vajit janë mbi 330 lekë. Ndërkohë sheqeri nga 85 lekë në 110 lekë.

Dash Sula- qetetarit: Si ëhstë situate me çmimet e shportës?

Qytetari: Çdo gjë është katastrofë, nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës. Ishalla po ulen çmimet që edhe njerzit të mundohen të blejnë atë që do shporta
për shtëpi. Oriz, Vaji veza, pra çfarë ka shporta e shtëpisë.

Dash Sula: Ke vërejtur rritje të forta apo?

Qytetari: aq shumë sa që nuk po i përballojmë dot më.

Dash Sula: A mjafton 30 mijë leksi I vjetër për rimbursim që ka paralajmëruar qeveria për shtresat në nevojë?

Qytetari: Jam dakord por ne nuk po marrim asgjë. Flitet shumë por nuk kemi marrë asgjë.

Tabela e Çmimeve

Produkti Ishte Bëhet

Buka 80 lekë 100-110 lekë

Sheqeri 75 lekë 110 lekë

Miell 100 lekë 120 lekë

Vaji 180 lekë 300 lekë

Makaronat 75 lekë 90 lekë

Qumështi 140 lekë 160 lekë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: