TIRANE- Nga burime të sigurta, kemi zbuluar se aktorja dhe regjisorja Adelina Muca, pas një zënke serioze me burrin e saj, e ka goditur atë në kokë me një objekt të forte. Pasi ai ka humbur ndjenjat, ajo ka vendosur mos ta cojë në spital, por ta lidhë në WC dhe ta mbaj aty për ditë me rradhë. Po kush është arsyeja e vërtetë e grindjes se tyre?
Pse ka vendosur ajo ta mbajë peng?
Nëse doni ta mësoni, përgjigjen e jep Teatri Kombëtar, në datën 18,19, 20 Dhjetor, ora 19:00.
Pasi ky është subjekti i komedisë romantike “Dashuri me cdo kusht”.
Një komedi që do t’ju bëj pjesë të saj që në minutat e para deri në fund te shfaqjes, një mbrëmje me emocione të forta, të qeshni e të qani njëkohësisht. Sepse gjithkush beson tek dashuria, pse jo, dhe tek ajo me cdo kusht…
(el.sp/d.b/BalkanWeb)