Real Madridi dëshiron Jude Bellingham, por jo me çdo kusht. Këtë e raporton AS, sipas të cilit Los Blancos kanë vendosur një limit për çmimin e mundshëm të blerjes.

Madrilenët nuk do ofrojnë më shumë se 120 milionë euro për lojtarin e talentuar të Dortmundit.  Në këto kushte, spanjollët do të tërhiqeshin menjëherë, nëse dikush nga klubet e mëdha ofron shifër më të lartë.

Realisht, konkurrenca është mjaft e madhe, pasi në garë do jetë Liverpool dhe Manchester City. Vera do të jetë e nxehtë, koha do të tregojë të ardhmen e Jude Bellingham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb