Përshkruan 3671 km për ti qëndruar pranë përfaqësueses së zemrës, udhëton deri në veri, në Islandë. Tifozët kuqezi vërtetuan edhe një herë se janë unik, askush dhe asgjë nuk i ndal, ndërsa këtë të premte pritet të jenë me mijëra në shtëpinë e tyre, në “Air Albania” për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Ndaj Izraelit, në këtë sfidë shumë delikate, të besuarit e Edy Reja do të kenë në krahë tifozët kuqezi dhe jo vetëm.

286254393 5334535006608879 860592630398288205 N
286254393 5334535006608879 860592630398288205 N

Grupimet më të famshme të tifozëve ultras kanë njoftuar prezencën e tyre në shkallët e stadiumit. Deri më tani janë shitur afro 13 mijë bileta, shifër e cila pritet të rritet me kalimin e orëve.

Atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jetë e “zjarrtë” për ti dhënë një shtysë lojtarëve në mënyrë që të sigurojnë fitoren e parë në grup.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb