Italia rikthehet në fushë më 24 mars, në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, në rast suksesi, më 29 mars do të përballen me fituesin e çiftit Portugali-Turqi. Kjo është rruga që “azzurrët” duhet të përshkruajnë për të siguruar një biletë për në Botërorin Katar2022:

“Ka pak skepticizëm por unë besoj. A do të vijohet me Mancinin edhe nëse nuk shkojnë në Botëror? Do ta vlerësojmë së bashku, por e ardhmja e tij nuk është e varur nga një rezultat i vetëm, Mancini ngriti sërish imazhin e përfaqësueses. Kam shumë besim tek zgjedhjet e tij”, u shpreh Gabriele Gravina, president i federatës italiane gjatë një intervistë për “Corriere dello Sport”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb