Një ditë më parë, Emilio Butragueno, drejtori i Real Madrid, konfirmoi se vullneti i klubit është të rinovojë kontratën me Kartim Benzema: “Benzema është një pikë referimi në lojën tonë ofensive, ai është një mjeshtër i futbollit. Është thelbësore për në të kemi në dispozicion një lojtar të tillë”, u shpreh Butragueno duke saktësuar se ideja e klubit është t’i ofrojnë një kontratë të re deri në 2024.

Luk
Luk

Pavarësisht këtij fakti, në Spanjë kanë edhe një tjetër version, Real Madrid mund të tentojë të afrojë në skuadër Romelu Lukakun. Belgu pritet të largohet nga Inter në përfundim të këtij sezoni, fakt që e konfirmoi Marotta duke theksuar se nuk ka asnjë klauzolë që i detyron zikaltërit të shtyjnë huazimin me një tjetër vit.

Qerim
Qerim

Lukaku në Londër pritet të jetë thjesht kalimtar pasi për të nuk ka vend në formacion. Në këto kushte, Lukaku përfaqëson sërish një okazion dhe nga Spanja flasin se mund të jetë një opsion për Real Madrid, mund të jetë ai plani B i shpejtë, për të zëvendësuar Benzema, gjithnjë nëse “bomberi” francez nuk rinovon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb