TIRANE

Ditën e sotme artisti Robert Aliaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij lajmin e hidhur për humbjen e të vëllait, Rexhep Aliaj, i cili ishte piktor dhe skenograf i njohur.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka shprehur dhimbjen për ikjen e njeriut të shtrenjtë.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai/motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?”

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.”-shkruan Robert Aliaj në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb