Policia gjermane ndihmoi një burrë, i cili kishte rënë kaq shumë kokë e këmbë në dashuri, sa kishte harruar edhe ku kishte parkuar makinën e tij.

“42-vjeçari gjerman dhe gruaja që i kishte marrë mendjen atij, iu drejtuan një rajoni policie, në qytetin perëndimor të Landaut, pasi kishin kërkuar më kot për makinën”, tha sot policia gjermane.

“Çifti kishte lënë takim të shtunën e kaluar”, shtoi ajo.
Kjo histori u mbyll me një fund të lumtur, pavarësisht faktit se 42-vjeçari kishte harruar se ku kishte parkuar makinën, shkruan ata.

Pas përshkrimit të vendit ku kishte parkuar, për policinë gjermane ishte e lehtë, që në pak minuta, të gjente makinën e parkuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb