Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë me një ceremoni martesore buzë detit. Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit.

Ata u bekuan nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Në dasmë u panë miq të shumtë apo familjarë të çiftit. Balerini kishte të ftuar gjithashtu në ditën më të rëndësishme dhe disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Abrbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu ishin pjesë e festës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo të gjithë duan të dinë nëse miku i tij Sabiani ishte pjesë e dasmës. Për fat të keq jo dhe duket se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë.

Por ku ndodhej këngëtari gjatë kohës ku po zhvillohej dasma?

Ai ka zbuluar nëpërmjet një InstaStory se ndodhet në Vlorë, Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb