SHBA- Për vite të tëra ata kanë qënë miq për kokë, por në ditën e dasmës së saj Jennifer Aniston nuk i ka ftuar kolegët e serialit “Friends” Matt LeBlanc dhe Matthew Perry.

“Ajo që më intereson është lumturia e Jen, por nëse do më ftonte do të më kishte në krahë”, – tha aktori që interpreton Joey për People.

I përjashtuar në festimet ka qënë dhe Perry, ndryshe Chandler, ‘Ishte një surprizë edhe për mua, por jam i kënaqur për ta”.

Ndërkohë që me koleget femra Jen ka mbajtur një sjellje tjetër. Si dëshmitare ajo zgjodhi Cox (Monica) dhe Lisa Kudrow (Phoebe) ishte në radhën e parë në ditën e saj më të rëndësishme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: