Louis Sarkozy, djali i ish-kryeministrit francez Nicolas Sarkozy dhe ish-bashkëshortes Cecilia Ciganer-Albeniz, u martua me Natali Husic, një modele dhe e dashura e tij prej pesë vitesh, në fundjavën e parë të vjeshtës në fshatin Gordes në Provence. Për dasmën përveç babait janë takuar së bashku edhe dy ish-zonjat e para, Carla Bruni dhe Cecilia. Bashkimi i bukur familjar është përjetësuar nga paparacët e të përjavshmes “Chi” të cilët i kanë kapur në një atmosferë romantike dhe të qetë.

Në një kodër në zemër të Provence, Louis Sarkozy shoqërohej nga nëna e tij Cecilia Ciganer-Albeniz, 64 vjeçe, elegante dhe e qeshur me një komplet të zi, xhaketë rozë me buzë të zeza, sandale me taka të larta dhe çantë në dorë. Nicolas Sarkozy, 67 vjeç, erdhi dorë për dore me Carla Bruni. Modelja 54-vjeçare me origjinë italiane kishte veshur një fustan ngjyrë kremi dhe një pallto të zezë në shpatulla. Romantike dhe e lezetshme, nusja mbërriti me një karrocë me dy kuaj të kuq e të bardhë.

Nicolas Sarkozy mori pjesë në dasmën e fëmijës së tij të tretë së bashku me gruan e tij Carla Bruni dhe vajzën e tyre, Giulia, 10 vjeç. Aty ishte edhe djali i dytë i ish-kryeministrit, Jean Sarkozy, me gruan e tij të parë Marie Dominique Culioli, djali i madh Pierre mungonte për arsye pune. Cecilia Attias shoqërohej nga bashkëshorti i saj Richard Attias, me të cilin u martua në vitin 2008 pas divorcit nga ish-presidenti francez, vajzat Judith dhe Jeanne-Marie, të lindura nga bashkimi i Cecilia me Zhak Martinin, nipërit dhe mbesat.

Ndarja mes Nicolas Sarkozy dhe Cecilia
Lamtumira e Nicolas Sarkozy nga zonja e parë Cecilia në 2007. Presidenti sapo kishte hyrë në Elysee kur çifti njoftoi se donte të largohej. 20 vitet e përbashkëta mes tradhtive dhe inateve përfunduan në revista. Më pas ajo u transferua në Nju Jork me bashkëshortin e saj të ri Richard Attias, i martuar në vitin 2008 dhe djalin e saj Louis Sarkozy, i cili në atë kohë ishte 10 vjeç.

Takimi me Carla Brunin
Pak muaj pas divorcit, Nicolas Sarkozy u takua me modelen italiane Carla Bruni dhe u dashurua marrëzisht pas saj. Më 2 shkurt 2008, kryeministri i atëhershëm francez dhe modelja italiane u betuan në rezidencën presidenciale të La Lanterne në Versajë. Sarkozy ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012, përkrah tij Carla Bruni, e cila ka besuar gjithmonë te njeriu që e kishte bërë të humbiste mendjen. “Ai është një tip super alfa – tha ajo për Nicolas në një intervistë të fundit – por ai është gjithashtu njeriu më i ëmbël dhe më i sjellshëm në botë. Mbi të gjitha është shumë seksi! Ne pothuajse nuk zihemi kurrë, sepse jemi të dy të fortë dhe i shikojmë gjërat në një mënyrë shumë pozitive”. Kur Bruni u takua me Nicolas Sarkozy, ajo nuk besonte në martesë, por ai e bëri atë të ndryshojë mendje shpejt dhe historia e tyre po shkon mirë: “Ne bëjmë një seks fantastik,” tha ajo. Nga bashkimi i tyre lindi Giulia, e cila tani është 10 vjeç. Carla Bruni ka gjithashtu Aurelien Enthoven, 21 vjeç, nga një lidhje e mëparshme.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: