ANGLI- Çifti Harry dhe Meghan kanë vendosur që pjesëmarrës në dasëm të kenë vetëm njerëz të afërt me ta.

Duket se jashtë listës kanë mbetur Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministja britanike Theresa May por nuk dihet nëse do të jetë i ftuar ish-Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle.

Sipas “The Independent”, dasma e princ Harry-t që do të celebrohet më 19 Maj, nuk do të ketë përmasat që kishte dasma e vëllait të tij, princit William me Kate Middleton në 2011 të cilët kishin ftuar një numër të konsiderueshëm qeveritarësh.

Në një deklaratë zyrtare, zëvendësi i princit Harry tha se tashmë është vendosur se në dasme do të marrin pjesë vetëm ata që kanë lidhje direkte me çiftin dhe janë përjashtuar zyrtarisht jo vetëm liderët britanik, por edhe ata ndërkombëtarë.

Mbetet për tu parë a do të ndikojë ky veprim në marrëdhënien midis US dhe Britanisë.
(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: