Kanë mbetur edhe pak orë deri në dasmën e Princit të Kurorës së Jordanisë Husein bin Abdullah II me shtetasen saude Rajwa Al-Saif të enjten mbrëma në Aman.

Ceremonia fetare do të zhvillohet në Pallatin Zahran mes rreth 140 të ftuarve, ku prindërit e princit, Mbreti Abdullah II dhe Mbretëresha Rania u martuan në 1993.

Sipas Arabnews, pas ceremonisë së martesës, çifti do të drejtohet drejt Pallatit Al-Husseini në kryeqytetin jordanez, rreth 10 km larg, i shoqëruar nga një autokolonë që do të përfshijë tetë makina të kuqe dhe njëmbëdhjetë motoçikleta.

Atje ata do të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Mbreti Abdullah II dhe Mbretëresha Rania, ku janë rreth 1700 të ftuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes tyre do të jenë Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, Princesha Victoria e Suedisë me bashkëshortin e saj, Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima e Holandës, ish-mbreti Juan Carlos i Spanjës me gruan e tij Mbretëresha Sofia, si dhe princeshat Hisako dhe Chugoku të Japonisë.

Mbreti Abdullah II do të shtrojë sonte një darkë në Pallatin Madareb Bani Hashem me 4000 të ftuar dhe do t’i jepet pjata kombëtare e vendit, Mansaf.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb