PRIZREN-Një festë familjare u kthye në mort për të pranishmit pasi dy vëllezër u përplasën dhunshëm mes tyre dhe kërcitja e armës së zjarrit bëri që të vritej një nga të rinjtë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Krajk të Hasit.

Viktima është Kujtim Likaj. Kurse i plagosur rëndë në këtë krim dasme është djali i tij dhe dy vëllezërit e tjerë të së njëjtës familje. Ata janë dërguar në spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar i ngjarjes është vëllai i viktimës Kujtim Likaj.

Incidenti është shënuar në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë mosmarrëveshja ndërmjet vëllezërve. Njëri vëlla ka lejuar tjetrin që makinat e dasmës të parkohen në një pronë të përbashkët. Por me këtë nuk është pajtuar vëllai i tretë.

Zyrtarisht, lajmi u konfirmua nga autoriteti policor. Mund të konfirmoj se sot rreth orës 14:30, kemi marr një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Krajk të Hasit dhe ku menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ambulancën. Si pasojë e një konflikti familjar, një person ka mbetur i vdekur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Nga i njëjti konflikt kanë mbetur të plagosur katër persona.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit i cili po merret me rastin”, – deklaroi zyrtari policor lokal, rreshter Vesel Gashi. “Dyshohet se ky incident ka ardhur për shkak të një zënke fillimisht se në këtë lagje ka pasë një përcjellje dhe automjetet që janë parkuar në atë vend ka qenë pronë e përbashkët e vëllezërve. Për pasojë, kemi një person të vdekur dhe katër të lënduar”, – ka thënë Gashi. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur krushqit po merrnin nusen siç shihni dhe videon e mëposhtme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: