Ajo priste të dilte me fustanin e bardhë për ditën më të lumtur të jetës por u masakrua nga ai që donte. Një 22-vjeçare në Bursa të Turqisë u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e dasmës.

Metehan Yurtoglu 1

Sipas “Hurriyet”, 23-vjeçari Metehan Yurtoglu goditi 8 herë me thikë bashkëshorten e tij. Ata zyrtarisht ishin celebruar një javë më parë dhe po përgatiteshin për dasmën.

turqi dasma

Gullu Yurtoglu ishte larguar nga shtëpia e të atit 4 muaj më parë, pasi familja nuk ia aprovoi fejesën me Metehan Yurtoglu.

Autori i krimit dyshohet se ishte përdorues droge, ndërsa pasi vrau të shoqen u arratis. Ai u kap teksa fshihej në një fushë. Ai tha se e vrau gruan pasi ishte xheloz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: