TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 se pritet të dalin materiale të reja në lidhje me çështjen aq të nxehtë të momentit, investigimin e “Mother Jones” sipas të cilit, PD-ja e Lulzim Bashës ka marrë financime ruse, e me to është lobuar në SHBA.

Kryeministri tha se është krejt absurde që në kohën kur Lulzim Basha ndodhej në çadrën e protestës erdhën 100 dasmorë, shqiptarë nga SHBA që nuk i njihte dhe i financuan atë që ai e quajti dasëm.

Qëndrojmë tek sallata ruse, edhe Basha ju akuzon juve për lidhje me rusët…
Rusia nuk është një vend armik me të cilin ne kemi marrëdhëniet që kemi pasur para se të rrëzohej diktatura, nuk është partner strategjik as pikë referimi në politikën tonë të jashtme, por as nuk diskutohet që jemi të hapur për të zhvilluar marrëdhënie ekonomike tregtare kulturore. Unë nuk kam pritur ndonjë rus, por përfaqësuesin e kompanisë, një norvegjez, edhe një kompani ruse disa kohë më parë erdhi në zyrën time për një projekt në fushën e energjisë…Po t’i beson vërtetë tek pyetja që bën? Një kompani ruse 1 herë që ka ardhur i kam takuar, po ç’lidhje ka kjo me një konsorcium shumë të madh që po ndërton aeroportin e paska bërë disa punë në Rusi, i cili s’duhet të vijë në Shqipëri se paska biografi të keqe… Do shikoni që do dalin materiale të tjera..

Çfarë materialesh?
Po do shikoni që e gjithë balta e hedhur këtu është transportuar matanë Atlantikut e janë thënë 1 mijë të zezat. Media në fjalë ka marrë dokumente zyrtare shkoni merrini i keni aty…Është e padëgjuar ndonjëherë dasma në çadër dhe dhurata e 100 shqiptarëve për Bashën.. Kjo dasmë paska qenë atraktive, por kjo nuk është një çështje që kalon me kaq. Meqë “Mother Jones” nuk duan Trump dhe nuk duan as Lulin po kjo s’është logjike.

vijon

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: