Kristen Stewart dhe Dylan Meyer janë fejuar. Pasi qëndruan të lidhura për gati dy vjet, dyshja vendosi ta çojë lidhjen në një tjetër nivel.

“Ne po martohemi, patjetër që po,” tha Stewart në emisionin Howard Stern të SiriusXM. “Doja të merrja një propozim, kështu që mendoj se e kam tërhequr atë që doja. Ne po martohemi, po ndodh.”

Në maj, vajzat u panë të kapura përdore në Los Anxhelos. Stewart ka treguar se u takua për herë të parë me Meyer rreth 8 vjet më parë në një film, por ato nuk patën më kontakt deri në 6 vjet më pas.

Çifti u pa së bashku publikisht në gusht të vitit 2019, ndërsa ndanë një përqafim intim pas ndarjes së Stewart nga modelja Stella Maxwell.

Kristen, e cila deri në vitin 2013 ishte në lidhje me kolegun e saj në Twilight, Robert Pattinson, i tha Stern gjatë intervistës se ajo dëshironte të martohej gjithashtu me të.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb