Ende pa u mbushur një vit nga dasma madhështore mes djalit të madh të ish-mesfushorit të Anglisë, David Beckham, një proces gjyqësor është hapur për ceremoninë.

Nuk bëhet fjalë për probleme mes çiftit Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, por për padinë e ngritur nga babai i nuses ndaj organizatoreve të dasmës. Nelson Peltz, një nga njerëzit më të pasur në Amerikë, ka paditur dy gratë që organizuan ceremoninë martesore me pretendimin se nuk kanë bërë asgjë të bukur, ndërkohë që dasma kushtoi 3 milionë e 300 mijë euro.

Nga ana e tyre, zonjat i kërkuan dëmshpërblim zotit Peltz. Sipas historisë së tyre, organizimi i dasmës luksoze ishte një përvojë makthi. Ndërkohë, David Beckham dhe Victoria Adams kanë qenë të kënaqur me ceremoninë që bënë për djalin, dhe që u kushtoi më pak se ajo nuses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb