E ftuar në emisionin “Pardon My French” në TAR, fituesja e edicionit të parë të “Dancing with the stars“ Sara Hoxha, tregoi rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimin e parë me Ledrin dhe detaje për fillimet e tyre.

Si ka qenë momenti i parë kur more vesh që po prisje një vajzë?

Nuk e di, mbase momenti më i bukur i jetës sime, kam qarë shumë atë ditë sepse nuk më besohej. Unë doja shumë një vajzë dhe këtej nga ana tjetër ndjeja shumë keq pse e kam këtë dëshirë se çfarë do bëja po të jetë çun do e dua po njësoj…fiksimet e mia. Ngaqë nuk kam patur një motër edhe mendoj që kjo ka qenë arsyeja. Doja shumë që t’i bëja vetes sime një motër dhe unë Poin e kam motër, shoqe të ngushtë. Unë këtë gjë mundohem edhe t’ja them, patjetër që unë duhet ta edukoj jo të ketë frikë nga unë por të më respektojë si mama, unë mundohem shumë që ajo të më shohë mua si shoqen e ngushtë, si motrën e vet.

A ka prirje për të qenë artiste keni ‘nuhatur’ diçka?

Me thënë të drejtën unë jo, sepse nuk di ta nuhasë këtë gjë por Ledri thotë gjithmonë që “O zot është shumë e zgjuar.” Nuk e dimë a kemi këtë sepse është vajza jonë dhe na duket ne por ta shohim.

Kush ia vendosi emrin Poit?

Unë kam bërë në Instagram disa “Q&A”, sepse ishte gjëja më e vështirë për të gjetur emrin. Dikush ma propozoi që unë nuk e di kush ka qenë dhe i them shumë faleminderit. Fakti që i thërrasin Poi është shumë ‘cute’. Gjëja që unë akoma e kam të vështirë kur mendoj që duhet të bëj fëmijën e dytë. Është shumë e rëndësishme, sepse mendoj që ti i lë diçka përjetë dhe ajo nuk mund ta ndryshojë më.

Sara tregoi se do të ketë një fëmijë të dytë dhe gjithashtu zbuloi detaje për dasmën.

Pas promovimit të albumit ishte diçka shumë e vështirë për të organizuar se si do ulen njerëzit, aty i thashë Ledrit që njëherë për njëherë as nuk e kemi në plan nuk e di. 

Po me qejf e ke të jesh dhe të vishesh si nuse?

Po tani qejf kam, por kam më shumë qejf të jem e ftuar diku sesa…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: