Këngëtarja Dafina Zeqiri ka hedhur dyshime në rrjetet sociale se mund të jetë në pritje të ëmbël. Përmes një fotoje të publikuar nga vetë ajo, Daffy e vuri fokusin e kamerës së telefonit te barku i saj i fryrë.
“Beb apo bukë”, shkruante ajo krah fotos, duke bërë të gjithë ndjekësit të mendojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje fëmijës së saj të parë. Zeqiri është në një lidhje me DJ Geek prej shumë kohësh e burime pranë çiftit kanë rrëfyer se ata po bëjnë vërtet përpjekje për krijimin e familjes.

Ata bashkëjetojnë dhe po bien dakord që të nisin një jetë si të martuar, duke qenë se ndjehen shumë të sigurt në krahët e njëri-tjetrit. Në fillim të këtij viti, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, pas disa uljeve-ngritjeve, vendosën të jepnin snjale se dasma e tyre nuk është larg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja zbuloi se partneri i saj i ka propozuar për martesë dhe sigurisht përgjigjja e saj ishte “Po!”. Ajo publikoi një foto në muajin shkurt, ku tregonte unazën në gishtin e saj, krahas së cilës shkruan “Pranoj”.

Çifti bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, por më pas ishte vetë këngëtarja që deklaroi ndarjen, duke pohuar se lidhja intime u prishte punë në marrëdhënien si kolegë. Megjithatë, duket se ata e gjetën shumë shpejt rrugën për te njëri-tjetri dhe duken të lumtur së bashku.

Ndërkohë burime për “Panorama Plus” thanë se çifti po bëjnë plane për të pasur shtëpinë e tyre në Prishtinë e për të nisur jetën si familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb