Policia e Durrësit informon se gjatë orëve të fundit ka gjobitur pronarin e një lokali se zhvilloi dasmë, ka kryer arrestime të dy drejtuesve të mjeteve se drejtonin makinat në gjendje të dehur dhe kanë vënë në pranga po ashtu një 59-vjecar, që mbante lëndë narkotike në banesë.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se vazhdojnë pa ndërprerje me goditjen e veprimtarisë kriminale në të gjithë qarkun Durrës.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me 1 milion lekë gjobë administratori i një lokali në Fushë Krujë.

Arrestohet në flagrancë një 59-vjeçar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vihen në pranga dhe 2 drejtues mjetesh.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 59 vjeç, sepse pas një konflikti familjar kanë shkuar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 84 gr. doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. Ç., 30 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi shtetasi F. Ç., duke drejtuar motoçikletën tip “Piaggio” pa targa dhe në gjendje të dehur është përplasur me motoçikletën tip “Papaq” pa targa dhe pa leje drejtimi, me drejtues shtetasin A. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb