TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe partneri i saj Fisnik Syla vitin e kaluar gjatë bënë një dasmë përrallore në ishujt Maldive.

Mirëpo agjencia turistike e cila i dërgoi atje, ka akuzuar çiftin që nuk ka paguar çmimin e udhëtimit dhe se kanë një borxh prej 18 mijë eurosh.

Në një intervistë të dhënë në Klan Kosova, pronari i kompanisë turistike ka deklaruar se kur erdhi koha e pagesës, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Dhe sipas tij Syla pagoi vetëm tre mijë euro. Dhe si rrjedhojë nga 21 mijë euro sa ka kushtuar pushimi, biznesmeni nga Gjilani ka mbetur në borxh për pjesën tjetër prej 18 mijë eurosh.

Lidhur me këtë rast, këngëtarja Fjolla Morina është distancuar nga ky veprim dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një deklarate të publikuar në InstaStory.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencisë për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencisë dhe Fisnikut apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: