Më herët gjatë ditës, ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi dhe kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka denoncuar se sipas tij, vaksinat kineze të mbërritura në Shqipëri janë të skaduara dhe pa asnjë certifikim ndërkombëtar.

Ndërkohë, Shehu ka shkëputur një reagim të shefes së ISHP-së, Silva Bino, në lidhje me datat e prodhimit dhe të skadencës së vaksinave, dhe e quan “gënjeshtër me bisht e justifikim qesharak”.

Shehu sakaq, rendit të dhëna që sipas tij janë dëshmi se vaksinat janë të skaduara.

Postimi i plotë i Tritan Shehu:

Genjeshtra me bisht te zedhenesve te Rames per vaksinat e skaduara kineze te shkruara ne turqisht dhe pa asnje certifikim nderkombetar!
Lexoj tashti nje justifikim qesharak:

Data 4/04/2021 qenka data e prodhimit e jo skadences!,

Atehere ku eshte shkruar data e skadences!?

Cdo medikament ne radhe te pare, te dukeshme ka daten e skadences, te prodhimit mund ose jo ta kete, ky eshte nje detyrim ligjor.

Keta vaksina sipas tellalleve qenka prodhuar me 4 prill…

Si eshte e mundur qe po keto jane konstatuar edhe ne Berat me 17 prill!

Si e pse keto u prodhuan, u eksportuan e arriten ne Berat ne pak dite, kur sipas tellalleve koha u priste se “skadojne” me shkurt te 2022!?

Nga ana tjeter vete Rama del e i pret ne Rinas me 25 mars….para prodhimit sipas tellalleve!.

Pra sic duket ato kane arritur ne Shqiperi ne fund te skadimit, kur duheshin shkaterruar!

E tashme u injektohen shqiptareve jo vetem te pa certifikuara, por dhe te skaduara.

Pa asnje dyshim kjo ceshtje kerkon nje bllokim te ketij kontigjenti e hetim te plote.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: