TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të News24 dhe “BalkanWeb” se databaza e pagave rrodhi nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Basha shkruan në “Twitter” se skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Kreu i PD inkurajon drejtësinë t’i shkojë deri në fund hetimit, duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj kryeministrit Edi Rama.

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet.

Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb