BRUKSEL-Joseph Daul, kryetar i partisë më të madhe politike në Evropë, Partia Popullore Evropiane (EPP), në konferencën “Ballkani Perëndimor: Drejt së ardhmes evropiane”, që po zhvillohet sot në Parlamentin Evropian në Bruksel, deklaroi se ajo që po ndodh në Maqedoni është një teatër.

“Ajo që po ndodh në Maqedoni nuk mund të tolerohet më prandaj nevojiten zgjedhje si zgjidhje për gjithçka”, deklaroi Daul.

“Korrupsioni është një problem i madh në të gjitha vendet ballkanike dhe që ai të zgjidhjet nevojiten që të merren parasysh standardet evropiane. Ne shohim vështirësi në Republikën e Maqedonisë dhe kur shikoj dhe dëgjoj se çfarë ndodh në Maqedoni kam përshtypjen se është ndonjë shfaqje teatrale. Nevojiten zgjedhje në vend, sepse më tepër nuk mund të tolerohet kjo situatë. Duhet të ndërmerret gjithçka që të realizohen zgjedhje demokratike në vend sa më shpejt që është e mundur dhe përgjegjësinë për këtë e kanë të dy spektrat kundërshtarë politikë në Maqedoni”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: