Tani dasma e shumëpritur e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz është shumë afër. Do të jetë një ceremoni faraonike në Palm Beach në vilën e prindërve të nuses dhe ndërsa përgatitjet janë drejt fundit, David Beckham është fotografuar teksa shijon një drekë të këndshme relaksuese me vjehrrat e ardhshme në bordin e mega jahtit në brigjet e Miami. Një atmosferë e qetë për grupin, në pritje të një feste që premton të jetë e paharrueshme.

Do të jetë një ditë e ngarkuar që i pret, plot emocione të bukura dhe argëtim sigurisht, por edhe stres, prandaj duhet të pushojnë pak për ta përballuar më mirë, dhe kështu Beckham fton Nelson Peltz dhe Claudia Heffner të shijojnë disa orë në jahtin e tij. Me diskutime gazmore dhe me veshje joformale (të gjitha me bluza të bardha dhe kapele në kokë për burrat) ata ulen në tavolinë duke shijuar pjatat e shijshme dhe verë të bardhë të ftohtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Victoria Beckham dhe fëmijët e saj Romeo, Cruz dhe Harper mungojnë në bordin e varkës, ndoshta duke u marrë me ndonjë aktivitet që lidhet me ngjarjen e madhe që i pret. Ish-Spice Girl duket se ka ndjenja të përziera për martesën e ardhshme të djalit të saj të madh. Nga njëra anë ai adhuron nusen e tij të ardhshme, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer, nga ana tjetër përflitet se i është thyer zemra nga frika e humbjes së lidhjes së veçantë që ka me Brooklynin. Për të do të jetë një provë e madhe, të cilën me siguri do ta përballojë me elegancën e zakonshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb