David Beckham i ka habitur të gjithë duke u shprehur se gruaja Victoria ka ngrënë të njëjtën pjatë për 25 vjet – peshk të pjekur dhe perime. David zbuloi se Victoria, ka provuar vetëm një herë ushqime të tjera ndërsa ishte shtatzënë me vajzën Harper, 10.

Duke diskutuar për zakonet shumë specifike të të ngrënit të Victoria-s në podcastin River Cafe Table 4 , David shpjegoi:

“Unë e kam shumë pasion ushqimin, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Qëkur e takova, ha vetëm peshk të pjekur, perime në avull dhe shumë rrallë devijojmë nga kjo”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb