Ajo telefonatë e bërë në nëntor, teksa ishte duke i dhënë makinës, i ka kushtuar shtrenjtë David Beckham. Për ihh futbollistin, gjykata ka vendosur një gjobë prej 750 stërlina edhe 100 të tjera shpenzime gjyqësore dhe pezullimin e patentës për 6 muaj.

Në 21 nëntor, Beckham po i jepte makinës teksa po fliste në telefon, kur është filmuar nga një agjent policie. Në seancën gjyqësore Beckham u shpall fajtor, po tha që e mbante mend këtë episod.

Ai është paraqitur në gjykatë shumë elegant me një kostum gri, por pavarësisht pamjes së tij, dënimi nuk ishte i lehtë.
Përveç gjobës , patentës së tij ju hoqën edhe 6 pikë(në Mbretërinë e Bashkuar nëse ti shkel rregullat e qarkullimit të hiqen pikë nga patenta).

Ish futbollistit i pëlqen shumë të ngasë makina, mbi të gjitha sportive dhe luksoze… por në muajt e ardhshëm ai duhet t’i kërkojë ndihmë bashkëshortes së tij Victoria Beckham.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb