LONDER – Rinia e kryeministrit britanik David Cameron është shkruar në një libër, të përgatitur nga ish-aleati i tij Lordi Michael Ashcroft, i njohur si një ndër armiqtë e betuar të kryeministrit. “Daily Mail” ka zbuluar se libri është mbushur me akuza bombastike në drejtim të kryeministrit, i cili ndër të tjera akuzohet se ka futur pjesët intime në gojën e një derri të ngordhur.

Sipas Ashcroft, kur ishte në Oxford, David Cameron bënte pjesë në grupin e ashtuquajtur “Flam Club”, anëtarët e të cilit përdornin drogë dhe organizonin festa të çmendura.
Në libër thuhet se Cameron ka kryer një rit të çuditshëm seksual, për të bërë pjesë në grupin “Piers Gaveston” në universitet, i njohur për argëtime me karakter seksual.

“Ai futi pjesët intime në gojën e një derri të ngordhur”- thuhet në libër. Sipas autorit të librit, burime brenda universitetit sigurojnë se kanë fotografitë që vërtetojnë kryerjen e këtij akti nga Cameron.

Më tej, në libër sillet dëshmia e njërit prej ish-shokëve të Cameron, James Delingpole, i cili tregon se shpesh tymosnin kanabis në dhomën e kolegjit në vitet ’80.

Në mes të kaq shumë akuzave, Ashcroft tregon edhe anën njerëzore të kryeministrit, duke rrëfyer dramën e djalit të tij Ivan, i cili lindi në vitin 2004 me sindromën Ohtahara, një formë e rëndë e epilepsisë, dhe humbi jetën 5 vite më vonë.
“Kjo dhimbje e ndihmoi të bëhej një politikan i ndjeshëm”- shkruan lordi Ashcroft.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: