Zgjerohet lista e të akuzuarve për skandale seksuale. Pas akuzave ndaj producentit të Hollywood-it Weistein, nën akuzë ndodhet tani edhe magjistari i famshëm David Copperfield.

Një ish modele, Brttney Lewis, e ka akuzuar se ai në 1988 e ka droguar dhe e ka sulmuar seksualisht, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.

Brittney ka treguar për TheWrap, se incidenti i supozuar ka ndodhur pas konkursit për modele ‘Look of the year’, në Japoni, i organizuar nga Elite Model Menagement, ku Copperfield ishte në juri.

Magjistari e ka ftuar vajzën në një nga spektaklet e tij në Californi, dhe pas një show ka shkuar të pijë në një bar, ku ajo thotë se është droguar dhe më pas sulmuar seksualisht.

Pak orë pak lajmit në media, Copperfield ka shkruar një mesazh në Twitter, duke i kërkuar fansave të tij ‘të mos japin gjykime të nxituara’.
Ai kujton se ‘është e rëndë të akuzohesh padrejtësisht në publik për jetën tënde’.

Në 2007 Coperfield është akuzuar për dhunë seksuale ndaj ish mbretëreshës së bukurisë Lacey Carroll, por çështja u mbyll dhe gruaja e tërhoqi denoncimin.
Carroll është akuzuar për prostitucion dhe ka akuzuar padrejtësisht një burrë tjetër për dhunë seksuale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb