David Beckham dhe familja e tij e famshme po i thonë lamtumirë kompleksit të tyre legjendar Bev Hills, duke e shitur për 33 milionë dollarë!

Çifti bleu pasurinë prej 13,000 metrash katrorë në vitin 2007, gjatë kohës që David nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarësh me ekipin e futbollit L.A. Galaxy.

Në kohën që blenë shtëpinë, çmimi i kërkuar ishte 22 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Rezidenca Bev Hills është e përbërë nga gjashtë dhoma gjumi, nëntë banjo, një bibliotekë, pishinë dhe ka dy porta hekuri në pjesën e përparme të pronës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb