BRITANI E MADHE

David dhe Victoria Beckham kanë festuar dje 20-vjetorin e martesës dhe sigurisht që nuk mund të mos ndanin këto moment edhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Ka qenë e para Victoria ajo që ka postuar një video romantike, me foto të shkëputura nga rrugëtimi i tyre i përbashkët, David ka shkruar: “Uau 20 vite, shiko se çfarë kemi krijuar. Të dua shumë!”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin e largët 1999, e nga ajo kohë e deri më sot ia kanë dalë mbanë të jenë një nga çiftet më të lakmuara anë botën e shoëbiz-it.

Ata u martuan 4 korrik të vitit 1999, në një festë tepër ekstravagante, të mbajtur në Dublin, tashmë David 44 dhe Victoria 45 janë prindër të katër fëmijëve. Në 2 dekada dashuri David dhe Victoria janë komentuar gjatë në media edhe për krizë në çift apo edhe për ndonjë divorc të mundshëm, megjithatë ata kanë treguar se dashuria mbizotëron mbi gjithçka.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: