Dasma e shumëpritur e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u mbajt këtë fundjavë në Miami. Luksoze dhe magjepsëse, ato nuk i zhgënjyen pritshmëritë. Djali i David dhe Victoria Beckham dhe vajza e milionerit Nelson Peltz dhe ish modeles Claudia Heffner u betuan për dashuri të përjetshme në vilën luksoze Palm Beach në pronësi të familjes së nuses. Me rastin e martesës David Beckham i dhuroi djalit të tij Brooklyn dhe nuses Nicola Peltz një Jaguar klasik 500,000 dollarë (458 mijë euro) pasi u martuan në kompleksin e babait të saj miliarder Nelson në Palm Beach të Floridas të shtunën.

Ish-futbollisti, 46 vjeç, është një investitor i kompanisë së restaurimit Lunaz duke marrë 10 për qind të aksioneve në qershor 2021.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai u fotografua duke nxjerrë automjetin së bashku me gruan e tij Victoria, 47 vjeç, të dielën në mëngjes përpara se t’ia dorëzonte atë të porsamartuarve.

Vëllezërit e motra e Brooklyn-it qëndronin pranë portës së vilës spektakolare dhe përshëndetën prindërit e tyre, teksa ata u nisën me shpejtësi në qytet.

Romeo, 19 vjeç, u shfaq me pantallona rozë dhe një bluzë të bardhë, Cruz, 17 vjeç, kishte një pulovër blu, ndërsa Harper, 10 vjeç, shfaqet në fotot e dailymail me një fustan ngjyrë kafe.

Mjeti shumë i veçantë është produkt i mijëra orëve pune dhe e një ekipi prej 120 specialistësh, projektues dhe teknikë të automjeteve elektrike (EV) dhe është ndërtuar tërësisht në shtëpinë e Lunaz në Silverstone të Anglisë.

David Lorenz, Themeluesi dhe CEO i Lunaz tha: “Në krijimin e këtij Jaguar XK140 të bukur dhe të elektrizuar, ne jemi të nderuar të lidhim marrëdhënien profesionale të David Beckham, ku ai është një investitor, me jetën e tij familjare. Kjo makinë e mrekullueshme është dhurata perfekte për djalin e tij Brooklyn dhe nusen, Nicola, në ditën e tyre të dasmës. Në çdo aspekt, kjo makinë klasike elektrike e jashtëzakonshme nga Lunaz simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe pozitive.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb