Një familje perfekte ajo e Beckham. Pas zërave për një krizë në çift David Beckham befason me një njoftim ku thotë se është rimartuar në fshehtësi me Victorian e tij. Një ceremoni intime me shumë pak njerëz, e cila është zhvilluar në vilën e tyre.

Ish futbollisti ka treguar për Radio 4 që e ka mbajtur sekret këtë eveniment pas martesës së tyre të 1999. Shumë pak njerëz ishin të ftuar në ceremoninë e zhvilluar në shtëpinë e tyre.

David ka pranuar që ka kaluar momente të vështira me Victoria, por gjithashtu ka pohuar: ”E njohim njëri-tjetrin më mirë se kushdo tjetër. Rrimë së bashku sepse dashurohemi’.
Beckham ka pranuar që ka një familje të bukur dhe fëmijë të mrekullueshëm dhe kur kemi periudha ‘të errëta” ‘e përballojmë gjithçka si një familje’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb